Fredi Beleri në burg, ambasadorja greke: Të lirohet, të betohet si kyebashkiak i Himarës

Ambasadorja greke pati sërish një thirrje për çështjen Beleri. Ajo i bëri thirrje drejtësisë që të lirojë sa më shpejt Fredi Belerin, i cili vijon të jetë në burg për blerje votash. Ambasadorja Konstandina Kamitsi, tha se Beleri duhet të betohet si kryebashkiak e të nisë punën në krye të Bashkisë së Himarës.

“Shpresoj se drejtësia do të bëjë punën e saj duke zbatuar parimet e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht prezumimit të pafajësisë dhe shumë shpejt Fredi Beleri dhe do betohet dhe do të marri përsipër detyrat e tij të reja në drejtimin e bashkisë Himarë”, tha ambasadorja.

Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në qeli kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin. Për të disatën herë atij i rrëzohet kërkesa për masë më të butë sigurie se sa arresti në burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?