Fredi Beleri në burg, Ministria e Jashtme greke: Vendimi godet perceptimin evropian për shtet të së drejtës

Pas vendimit të sotëm nga GJKKO, që la në burg kandidati fitues të bashkisë së Himarës, Fredi Belerin ka ardhur edhe reagimi nga Ministria e Jashtme greke.

Në një reagim të bërë në faqen zyrtare të institucionit thuhet se zgjatja e paraburgimit për Belerin, është një goditje për drejtësinë publike dhe perceptimin evropian për shtetin e së drejtës.

“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryetar i Bashkisë Himarë, godet sensin e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës”,-shkruhet në reagim.

SHKARKO APP