Fredi Beleri në Parlamentin Europian, miratohet amendamenti grek për lirimin e tij nga burgu

Çështja e Fredi Belerit ka shkruar në zemrën e BE-së. Amendamenti grek për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, është miratuar sot nga Parlamenti Evropian me 290 vota pro.

Amendamenti për “lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri” dhe për “mbrojtjen e pronave të pakicës kombëtare greke”, është paraqitur nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në raportin mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Parlamenti Europian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve lokale të majit, i cili shkeli prezumimin e pafajësisë dhe pengoi kryetarin e zgjedhur të merrte detyrën, pasi ai mbetet i burgosur. Nënvizohet se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e bashkisë dhe akuzat për cenim nga shteti në arsyetimin e vendimit për miratimin e ndryshimeve”, thuhet në amendamentin e eurodeputetëve grekë.

SHKARKO APP