Frika e Covid-19, prindërit i duan fëmijët në shtëpi

Situata pas nisjes së vitit shkollor dhe me pritjen e nisjes së vitit akademik nuk është e qetë, pasi po jetojnë në kohën e Covid-19. Tre javë pas nisjes së procesit mësimor, ka akoma prindër të panikosur që nuk duan ta dërgojnë fëmijën në shkollë për shkak të Covid-19, tregon zv.ministrja e Arsimit, Nina Guga.

”Ka pasur prindër që kanë pasur frikë? Sigurisht që ka pasur. Vetë prindërit kanë kërkuar që fëmijët e tyre mund ti mbajnë për një periudhë kohë në shtëpi. Këta nxënës kanë mbajtur kontakt me mësuesit kujdestarë dhe mësuesit lëndor për ti çuar detyrat e tyre dhe janë orientuar po ashtu fëmijët dhe nxënësit që të ndjekin RTSH kanalin e dedikuar për shkollën”, u shpreh ajo. Shkollat nuk janë mbyllur dhe kjo edhe në saj të zëvëndësimeve që janë bërë për mësuesit e prekur nga Covid-19.

”Janë kryesisht mësues që janë në sistem, janë gati 600 mësues. Janë 2300 praktikant, mësues praktikant që janë prapë edhe këta në dispozicion dhe njëkohësisht në dispozicion janë dhe 1000 mësues nga portali të cilët janë të gatshëm dhe në dispozicion për të bërë këto zëvendësime të këtyre mësuesve”, shtoi Guga.

Nga ana tjetër, sa i takon zbatimit të protokollit të sigurisë në ambientet mësimore zv/ministrja shpjegon se drejtoritë duhet të kenë një fleksibilitet të zbatimit të masave për fëmijët me aftësi ndryshe.

SHKARKO APP