Frika nga Covid-19, gjinekologia: Foshnjave mos u ndërprisni gjirin
Gratë shtatzënë janë në frikë nga pandemia e Covid-19 por nuk ka asnjë provë që gratë shtatzëna që mund të marrin këtë infeksion janë më të rrezikuar nga komplikime serioze më shumë se çdo individ tjetër i shëndetshëm. Mjekja gjinekologe Mirela Risto, thotë se duhet të ketë më pak ankth për nënat, që mund të preken, pasi nuk ka pasur asnjë fëmijë që të jetë infektuar. Nga ana tjetër, mjekja këshillon vazhdimin e ushqimit të fëmijëve me gji pasi nuk ka asnjë të dhënë deri më tani që virusi kalon tek qumështi i gjirit.
”Shtatzënia vetë është një gjendje me imunitet më të ulët se ne një moment tjetër, ndaj dhe prekshmëria ka më gjasë se një femër tjetër joshtatzënë. Studimet nuk flasin për një probabilitet të prekjes krahasuar me pjesën tjetër. Nuk është verifikuar që nëna mbartëse ta kalojë virusin tek fëmija në bark. Duhet të ketë më pak ankth për nënat, që mund të preken, pasi nuk ka pasur asnjë fëmijë që të jetë infektuar. Në tremujorin e parë brenda javës 12 nëse ka simptoma temperature, apo në traktin respirator janë më në rrezik se nënat në një fazë më të avancuar si në tremujorin e tretë. Ata që janë në fillim janë më të rrezikuara në këtë rast, nënat që janë në tremujorin e parë. Edhe rrezik aborti nëse mund të ketë prova që kalohet nga nëna tek fëmija. Sipas të dhënave nuk është gjetur në qumështin e nënave virus, nënat duhet të vazhdojnë ushqyerjen me gji. Masat duhet të kenë kujdes nga ana e higjenës dhe mbajtjes së maskave. E rëndësishme është të mos ndërpritet gjiri. Në raste kur ka simptoma më të avancuara nga nënat e prekura, qumështi mund të mblidhet me pompë dhe të ruhet për t’ia dhënë fëmijës”,tha për ”Report Tv”.
Konsiderohet e pamundur që nëse jeni prekur nga virusi te mund të shkaktojë probleme me zhvillimin e foshnjës. Në Kinë disa foshnje kanë lindur para kohe nga gratë me simptoma të koronavirusit. Është e paqartë nëse Covid-19 shkaktoi këto lindje të parakohshme, apo nëse rekomandohej që fëmija të lindte herët për përfitimin e shëndetit të grave.