Frika nga gripi i shpendëve, dyfishohen kontrollet e AKU-së në ferma

Pas alarmit të ngritur nga agjencitë e veterinarisë për përhapjen e gripit të shpendëve në vend, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka nisur kontrollet në terren. Subjekt i monitorimit nuk do të jenë vetëm kompanitë e mbarështimit të shpendëve.

“Ne jemi mësuar dhe e dimë dhe herë të tjera ka kapur shumë vende, masat janë të plota, grupet dhe trupat e veterinerëve janë në terren, kanë evidentuar çdo situatë”, tha zv/ministri i Bujqësisë. Dhimitër Kote. Zv.ministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote, deklaroi nga Lushnja se nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe situata është në kontroll.

Rasti i parë me gripin e shpendëve u zbulua të Shtunën në Kinë, ndërsa menjëherë autoritetet shqiptare njoftuan ndalimin e importit të këtyre kafshëve nga disa shtete.

SHKARKO APP