Frika nga koronavirusi, ministrja Manastirliu mbledh Task Forcën
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mblodhi Task Forcën sa i takon masave parandaluese për koronavirusin.
“Shqipëria mbetet një vend me risk të ulët, por vigjilenca mjekësore është e lartë. Në të gjitha pikat kufitare ushtrohen me përpikmëri plani i masave parandaluese. Nuk kemi asnjë rast me koronavirus në Shqipëri. Institucionet mjekësore bashkëpunojnë për të zbatuar masat dhe planet e veprimit. Laboratori i virologjisë do mundësojë brenda 2 javësh analizën e koronavirusit. Më shumë se 200 mjekë janë trajnuar në bazë të udhëzimeve të marra”, u shpreh Manastirliu.
Më tej shtoi:
“Një pikë e rëndësishme në planin e veprimit është komunikimi i riskut. Janë në total 110 udhëtarë me histori udhëtimi në Kinë. 52 tyre kanë kaluar në aeroportin e Rinasit, janë ushtruar kontrolle.”