Frika nga sulmet terroriste, mijëra agjentë të fshehtë britanikë nëpër rrugë

 

Mijëra agjentë të fshehtë britanik janë vënë në gatishmëri për t’ju paraprirë çdo situate të mundshme rreziku nga ndonjë sulm i xhihadistëve.

Sipas ‘Dailymail’, policë civilë dhe ato të forcave speciale po monitorojnë çdo rrugë, më tepër se kanë operuar në Mbretërinë e Bashkuar që prej Luftës së Dytë Botërore.

Masat e mara vinë fill pas sulmeve të ndodhura në kryeqytetin francez, Parisin, ku u vranë 129 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

SHKARKO APP