Frika nga varianti “Delta”, Brataj: Vaksinat mbrojnë nga çdo variant

Varianti indian i Covid-19 që po përhapet me shpejtësi, po shqetëson Europën. Shqipëria për fat të mirë ende nuk ka identifikuar praninë e këtij virusi, por risku është prezent. Të pavaksinuarit janë grupi më i riskuar për t’u prekur prej këtij mutacioni si dhe për ta shpërndarë atë në popullatë.

Studimet e kryera në vende të ndryshme kanë nxjerrë në pah se të gjitha llojet e vaksinave sigurojnë mbrojtje ndaj të gjitha varianteve të Covid që janë shfaqur deri tani. Kështu e konfirmon edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Shqipëria po operon me 4 vaksina për imunizimin e popullatës, Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Coronavac. Që prej fillimit të procesit të vaksinimit janë injektuar rreth 987 mijë doza vaksine.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?