Frikë dhe kujdesje. Autoritetet dezinfektojnë banesat e të infektuarve

Shqipëria nga ora në orë ndryshon, pasi numri i të prekurëve rritet. Të prekurit me Covid-19, janë nga Korça, Durrësi, Vlora, Elbasani, Fieri, Tirana, Kavaja, Laçi, Kavaja, Shkodra ndërsa në hartën e qyteteve që kanë shënuar persona të infektuar u shtua edhe Kruja.

Lidhur me këtë situatë të vështirë, ku thelbësore është higjena dhe izolimi. Autoritetet lokale dhe jo vetëm, mësohet se kanë nisur dezinfektimin e pallateve dhe ambienteve para banesave të personave që u identifikuan pozitivë me COVID-19. Ky proces, në një farë mënyre, identifikon edhe zonat ku janë konstatuar persona të infektuar, çka rrit shkallën e vigjilencës edhe nga vetë qytetarët.

Nga ana tjetër, hetimi epidemiologjik ka nisur verifikimin e personave që kanë qenë pranë njerëzve të infektuar dhe të atyre që kanë patur kontakt të afërt. Fatmirësisht, deri më tani familjarët e të infektuarve kanë rezultuar negativë, gjithsesi atyre u është kërkuar të respektojnë vetizolimin për dy javë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?