Frikë nga spitali? Të prekurit me Covid-19 preferojnë që të trajtohen në shtëpi

Ço ditë Ministria e Shëndetësisë raporton për raste të reja me Covid-19 dhe nga ana tjetër, personat e prekur refuzojnë të shtrohen në spital edhe kur gjendja e tyre shëndetësore e kërkon një gjë të tillë. Numri i viktimave, mungesa e komunikimit me familjarët, frika nga shtrimi në spital janë arsyet që zgjedhin të trajtohen në kushte shtëpie nga mjekët e familjes.

“Një pneumonosi është komplikacion dhe protokolli e do që të shkojnë në spital te specialistët. Nga ana tjetër e dëmton dhe ekonomikisht se ilaçet duhet t’i blejë vetë. Por realisht ka shumë refuzime”, shprehet Dr. Bruna Shiroka, Qendra Shëndetësore nr.3.

Mjekët e familjes kanë rol të rëndësishëm në përballimin e pandemisë Covid-19, pasi duke i njohur dhe diagnozat e tjera ia kanë dalë t’i trajtojnë me sukses kur pacientët e tyre janë prekur nga Covid-19. Pacientët që trajtohen në shtëpi u duhet ta përballojnë sëmundjen me kosto të larta që shkojnë mesatarisht 150 mijë lekë të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?