”Frikë se lajmëron policinë”/Gjendet 18-vjeçarja: Jam në Durrës dhe shtatzënë

Familja e kishte denoncuar të humbur. Gjendet gjatë emisionit ”Pa Gjurmë”, 18-vjeçarja Rozaldina Nasufi, e cila në transmetin live, tha se: ”Jam në Durrës dhe shtatzënë”. Babai ngre dyshime se vajza e tij mund të jetë në kushtet e presionit nga persona të tjerë për të thënë se është mirë. 18-vjeçarja doli nga shtëpia e saj 8 anëtarëshe, pasi i kërkoi para babait për të shkuar tek marketi i lagjes për të blerë një pije. Familjarët dyshojnë se vajza e tyre mund të jetë rrëmbyer për arsye trafikimi. Babai i saj tregoi se ditën kur Rozaldina u largua kishte veshur një palë atlete ngjyrë ari, një palë xhince të zeza, një bluzë të bardhë dhe një xhaketë ngjyrë kafe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?