FRPD dhe LRI nuk ndalen, protestojnë sërish poshtë zyrës së Xhafajt

Për të tretën ditë radhazi FRPD dhe LRI zhvilluan një protestë para Ministrisë së Brendshme, ku prej kohësh ministri Xhafaj është në shënjestër të akuzave.
Të rinjtë kanë nisur protestën rreth orës 18:00 poshtë zyrës së Xhafajt, duke i kërkuar sërish dorëheqjen.
Në mënyrë simbolike të rinjtë vendosën përpara ministrisë një ekspozitë me “meme” të bëra nga të rinj të pa angazhuar politikisht, rrjete të ndryshme sociale, si dhe Genc Sejko, të cilat tregojne se si vepron drejtësia e Edi Ramës.
“Kuksianët janë ende ne burg, Tahiri i lirë e Xhafa ministër. Për 3 mijë lekë fature energjie të pa paguar kryefamiljarët janë shtyrë drejt vetvrasjes, ndërsa Fatmir Xhafa është ministër dhe pse ka fshehur nga drejtësia të vëllain të dënuar për trafik droge, edhe përse ai është subjekt i ligjit Antimafia, për shkak të dënimit me 7 vite burg për trafik droge në Itali të vëllait të tij.
Këto meme pasqyrojnë më së miri ironinë therëse me të cilën të rinjtë shqiptarë trajtojmë Edi Ramën, Fatmir Xhafën e Saimir Tahirin në rrjetet sociale. Tashmë kjo treshe, e cila po bllokon integrimin e Shqiperisë në Europë është targeti kryesor i talljes së të rinjve shqiptarë.” – theksuan protestuesit.
KOHA JONË SONDAZH

