FRPD dhe LRI, protestë te Ministria e Brendshme
Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim kanë vijuar edhe sot protestën para Ministrisë së Brendshme.
“Protestë pranë Ministrisë së Brendshme. Forumi Rinor i Partisë Demokratike kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafaj, si subjekt i Ligjit Antimafia”, shkruan në Facebook, Partia Demokratike.
Kjo është protesta e dytë e FRPD, pas asaj së ditës së djeshme. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë me protesta çdo të deti deri sa të arrijnë qëllimin e tyre.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156331090994909/
KOHA JONË SONDAZH

