FRPD hap aplikimet për të rinjtë që duan të angazhohen në strukturat drejtuese

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur fushatën e anëtarësimeve të reja, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e antarësisë dhe strukturës së FRPD.

“Të gjithë të rinjtë mund të aplikojnë nëpërmjet formularit të linkut të mëposhtëm: https://bit.ly/3KhSdci. Çdo kandidat që shpreh ambicien për t’u zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivel lokal apo qëndror duhet të plotësojë formularin e tij personal, të cilin duhet ta adresojë në zgjedhje@frpd.al”.

Në njoftimin e shpërndarë nga PD-ja, bëhet me dije se afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave pranë grupit qendror të punës është deri më datë 31 janar 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?