“Frrok Frroku”(Fran Frrokaj) dhe Edi Rama në Lezhë

 

Mbreme Kryeministri Rama ne nje miting permbylles te kandidatit te mazhorances Viktor Tushaj ne Lezhe tha nder te tjera, me nje doze ironie, emrin e kandidatit te PD-se,duke e quajtur "Frrok Frroku …!". Ne te vertete ai e ka emrin Fran Frrokaj dhe kryeministri e dinte mjaft mire emrin e tij, por per ta denigruar e tha "Frrok Frroku..".  Natyrisht qe mbetet e drejte e kryeministrit dhe e Lulzim Bashes te akuzojne njeri tjetrin per programin, idete, premtimet,etj ne raport me bashkine apo krejt vendin, porse kurrsesi nuk mund te fyhet kandidati me nje perçmim te tille duke ia veshur emrin me denigrim te nje komuniteti katolik dhe sidomos mirditor. 

Ne Lezhe duhet t'ia  thone kryeministrit se mirditoret jane komuniteti me i madh,me pas vijne malesoret,me pas zadrimoret,e me pas lezhjanet e vjeter te qytetit (katolike e myslimane).Dhe me rradhe disa komunitete te tjera zonale.
Kryeministri duket se ka dashur te ofendoje kandidatin demokrat me "Frrok Frroku", porse pa dashje i ka humbur shume vota kandidatit te tij Viktor Tushaj.
Pa dashje, por atje prej javesh Viktor Tushaj e Monika Kryemadhi po luftojne edhe per nje vote.Edhe kandidati rival Fran Frrokaj i PD-se.Dhe te dy kandidatët jane emra te shquar ne Lezhe e duhen vleresuar.Asnjeri prej kandidateve nuk e ka fyer tjetrin,bile jane kujdesur ne perfeksion.
Shkoi mbreme Edi Rama dhe nga nxitimi apo nga mosdija ka bere nje autogol Viktor Tushes,i cili eshte nga zone zadrimore,ndersa kandidati demokrat nga zone mirditore. Nuk eshte e drejte qe te ndahen ne raporte votash komunitare,pasi duhet ne raport me garancine per premtimet,porse kjo eshte Shqiperia edhe pak vite.
Ashtu sikurse te shkosh diku ne Jug te Shqiperise dhe ne nje zone te prekesh "telat" e nje komuniteti qe jeton ne harmoni me nje tjeter komunitet. 
Kryeministri beri gabim mbreme, pavaresisht se kandidatin Tushaj e ka te kulturuar. Pa dashje Rama i hoqi Viktorit,te pakten nje vote,e cila shumefishohet nese nuk korigjohet togfjaleshi "Frrok Frroku"! 

SHKARKO APP