Frrokaj i tregon derën ambulantes nga Tirana: Shko tek Lali Eri!

Tregtarët që vinë nga qytetet e tjera do ta kenë të vështirë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shëngjin.

E tillë është historia e një ambulanteje që shkon në Shëngjin nga Tirana, të cilës kreu i bashkisë Lezhë i ka treguar derën, duke thënë që për të duhet të përgjigjet kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Fran Frrokaj: Unë jam kryetari i bashkisë së Lezhës. Jabanxhi quhen të gjithë ata që nuk janë nga Lezha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tregtarja: Ku do hamë ne?

Swiss Digital Mobile Reklama

Fran Frrokaj: Nga je ti?

Tregtarja: Nga Tirana.

Fran Frrokaj: Nga Tirana, tek Lali Eri.

Gjatë sezonit të verës, dhjetra tregtarë ambulantë që nuk jetojnë në Shëngjin i drejtohen bregdetit për të ushtruar aktivitetin e tyre, nga ku presin të kenë fitime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?