Frrokaj: Turizmi, shtylla kryesore e investimit në Shëngjin

 

Turizmi mbetet një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e rajonit të Lezhës, por më parë duhet ndërtuar infrastruktura e munguar dhe e nevojshme në shërbim të këtij sektori. Për Fran Frrokajn, kandidat i aleancës për punë e dinjitet në bashkinë Lezhë, kjo është pika nga do të nisë programi i tij për turizmin.  

Në takimin me banorët e lagjes Margjonaj në Shëngjin, kandidati Frrokaj premtoi se ndërtimi i rrugës që të dërgon drejt Ranës së Hedhun, shërbimi i pastrimit dhe zgjidhja përfundimtare e problemit me ujin e pijshëm, do të jenë investimet e para që do të kryhen për këtë zonë.  

“Për banorët e lagjes Margjonaj, kjo zonë është lënë pa asnjë vëmendje, dhe kjo për shkak se pushtetarët aktualë kanë pasur vetëm interesa personale e demostruar me lëvizjet e vazhdueshme politike të tyre dhe në asnjë rast nuk kanë menduar për qytetarët”, tha Frrokaj.  

Kandidati i djathtë Fran Frrokaj ka vijuar takimet me banorët e Shëngjinit në rrugët e këtij qyteti, ku ka gjetur mbështetje të madhe, pasi presin që më në fund në këtë njësi vendore të vijë një administrator i përgjegjshëm që do ta bëjë Shëngjinin një qytet turistik të dëshiruar edhe nga të huajt.

 

SHKARKO APP