Frroku dhe Doshi përshëndeten në distancë, në hyrje të Gjykatës së Lartë

Mark Frroku dhe Tom Doshi janë përshëndetur në hyrje të Gjykatës së Lartë ku të dy kanë marrë pjesë në dy seanca të ndryshme.

Ish-deputeti socialist i larguar nga maxhoranca, Doshi ka pasur procesin me deputetin Spartak Braho, ndërsa Mark Frroku ka kërkuar serish ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, caktuar ndaj tij.

Mark Frroku dhe Tom Doshi, dikur miq të ngushtë, kanë pësuar një ftohje mes tyre, pas dëshmisë së dhënë nga Frroku në prokurori lidhur me komplotin e pretenduar prej Doshit për vrasjen e tij.

Tom Doshi ka këmbëngulur se ishte informuar nga Frroku për atentatin e përgatitur ndaj tij nga Durim Bami, por në prokurori Mark Frroku e mohoi një version të tillë.

Tom Doshi e ka fituar lirinë shpejt dhe madje është rikthyer në Kuvend, ndërsa procesi ndaj deputetin kristian-demokrat Frrokut vazhdon për shkak të akuzave që i kanë ardhur nga drejtësia belge.   

SHKARKO APP