Fruthi ”ulet” në Parlament

Situata e fruthit në vendin tonë po përkeqësohet. Numri i të prekurve ka mbërritur në 95, në mes të cilëve përveç fëmijëve të vegjël ka edhe të rritur.

Bëhet fjalë për ata të cilët kanë lindur në periudhën e viteve ‘80-‘90, kur mendohet që zinxhiri ftohës në të cilin ruhej vaksina të mos ketë funksionuar dhe vaksina te këta persona nuk ka bërë efekt. Në shërbimin infektiv pediatrik janë bllokuar dy pavione, të cilët janë vënë në dispozicion të fëmijëve të vegjël me komplikacione të rënda të fruthit, siç janë meningiti apo encefaliti.

Epidemiologët thonë se të gjithë rastet me fruth duhet të shtrohen dhe të izolohen, ndërsa mjekët klinicistë thonë se i përmbahen protokolleve dhe rekomandimeve të OBSH që rastet e lehta mund të trajtohen edhe në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertë të shëndetësisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, janë thirrur ditën e martë në Komisionin e Shëndetësisë për të raportuar mbi situatën e fruthit dhe menaxhimin e kësaj sëmundje me pasoja të rënda në shëndetin e popullatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?