“Fshat në Hënë” për astronautët! A do të mund të jetojnë në 2030? (Foto)

 

Astronautët mund të ndërtojnë dhe të jetojnë një fshat mbi sipërfaqen e Hënës brenda 15 viteve të ardhshme. Të paktën këto janë planet e Agjencisë Europiane të Hapësirës, për ndërtimin e të ashtëquajturit "Fshati Hënor".

Zyrtarë të shkencës së hapësirës nga e tërë bota diskutuan së fundmi mbi propozimet e ndërtimit të bazës së parë që do të ndërtohen në hënë dhe që ka si plan të zëvendësojë Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Ata propozuan të përdorin teknologjinë e quajtur “3D” për të krijuar struktura të qëndrueshme mbi sipërfaqen e Hënës, të njohura si “regolithe”, të cilat mund të përdoret edhe si “shtëpia e re” e astronautëve, në vitin 2030.

E ndërsa shkenca hapësinore Europiane është e fokusuar nga Hëna, nga ana tjetër NASA thotë se nuk ka ndërmend që në të ardhmen të kryejë misione mbi sipërfaqen e satelitit të vetëm të Tokës.

Agjencia Hapësinore Amerikane thotë se ka synime të tjera pasi kërkon të dërgojë fillimisht astronautët në një asteroid dhe më pas mbi sipërfaqen e planetit më të afërt me Tokën, në Mars.

Disa dekada më parë në Hënë ka zbritur njeriu i parë, ndërsa në Mars kjo ende nuk është arritur.

Duket se ka filluar një luftë tjetër e ftohtë, për të zotëruar hapësirën.  

A.M/ Koha Jonë

SHKARKO APP