Fshati kthehet në “ishull”

Fshati Drenije në Bashkinë e Patosit ngjason me një ishull. Rrugët që lidhin 500 banorët e këtij fshati me pjesën tjetër të zonës janë të pakalueshme. Edhe pse ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Patosit, ky fshat është tërësisht i izoluar. 120 familjet e këtij fshati e kanë të pamundur jetesën vetëm për shkak të rrugës së shkatërruar, e cila ka një gjatësi më pak se 2 km dhe është e pakalueshme.

Transportimi i produkteve bujqësore është i pamundur si pasojë e mungesës së rrugës. Shqetësim serioz janë rastet e urgjencave të të sëmurëve për në Spitalin e Fierit, pasi mjeku i qendrës shëndetësore të fshatit e ka të pamundur të vijë për shkak të rrugës së shkatërruar.

80-vjeçarja Liri Bengaj, ose nënë Pashakua siç e thërrasin banorët, ka 60 vjet e martuar në këtë fshat dhe thotë se për 6 dekada këtu nuk është bërë asnjë investim. Rruga e prishur është një rrezik evident edhe për nxënësit, të cilët duhet ta përshkojnë atë çdo ditë për të shkuar në shkollë. Në ditët me shi, pjesa më e madhe nuk e frekuentojnë, ndërsa të tjerët transportohen nga prindërit me kafshë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?