Fshati në Pogradec “mbytet” nga mbeturinat

Mungesa e koshave të mbeturinave ka bërë që banorët ti hedhin ato ku të munden. Festa e fundvitit e ka bërë edhe më të rëndë situatën në fshatin Alarup të rrethit të Pogradecit.

Banorët ngrejnë alarmin,duke u shprehur të kërcënuar nga rreziku i përhapjes se sëmundjeve.

Ata thonë se pavarësisht se janë taksapagues të rregullt nuk marrin shërbimin e duhur.

“Paguajmë shumë taksa, jemi të rregullt me pagat e komunës.”

Prej kohësh nuk ekzistojnë koshat e mbeturinave, çka detyron ata ti hedhin në periferi të fshatit.

“Shyqyr që ne këto shtëpitë e kemi afër dhe i hedhim këtu.”

Situata pranohet edhe nga kryeplaku i fshatit, i cili apelon për zgjidhje të situatës.

Adriatik Hoxhallari: Mbeturinat hidhen këtu sepse nuk ka kosha për plehrat.

Fshati Alarup ndodhet pak kilometra larg Pogradecit, ndërsa vëmendja e instancave përkatëse është pothuajse zero, duke e lënë këtë zonë në mëshirë të fatit.

/Ora News

 

SHKARKO APP