Fshati që do të kalojë në Dibrën e Madhe

Pak ditë më parë, në fshatin Çerenec i Epërm në Bulqizë u mbyll shkolla 9-vjeçare. Për banorët ky është telashi i fundit që prisnin në një fshat ku thonë se nuk jetohet më. Madje, ata kërkojnë të zhvendosen në Maqedoni. ”Jemi të harruar, më mirë të kalojmë me Dibrën e Madhe”, shprehen banorët.

Pa ujë vaditës për tokën, me një rrugë që po shkon drejt shkatërrimit të plotë, sepse nuk mirëmbahet dhe pa energji elektrike, e cila ndërpritet për ditë të tera, sipas banorëve në këtë fshat mungon çdo gjë për një jetë normale.

Të dëshpëruar, ata thonë, se në kushte të tilla, banorët thonë se janë të detyruar të emigrojnë, madje edhe të kalojnë në Dibër të Madhe përtej kufirit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?