Fshatrat e shkatërruar nga tërmeti, banorët tregojnë kushtet në të cilat jetojnë
Tërmeti i 26 nëntorit ishte një ndër tragjeditë më të mëdha për Shqipërinë e viteve të fundit. Pasojat që ai la pas janë ende të dukshme në shumë fshatra të Kurbinit. Shtëpitë e vjetra në këto zona, u dëmtuan plotësisht, por fatmitësisht nuk shkaktuan viktima. Familja Jangozi nga Thumana është një nga të shumtat në këtë fshatat që përjetuan minuata të vëshira gjatë lëkundjeve të forta të tokës.
Ata rrëfejnë se çfarë ndodhi atë mëngjes ku në në tentativë për tu larguar, e zonja e shtëpisë një 75-vjeçare mori plagë të rënda, pasi suvaja iu shemb në kokë. E moshuara tregon momentin se si është zënë nga suvaja pas lëkundjeve të tërmetit.
80-vjeçari Ramazan tregon ka frikë të rikthet në banesë dhe për kërë asrye janë vendosur në një kasolle. Të moshurit, presin nga shteti ndërtimin e banesës së tyre. “Tre net kanë qenë ndër më të vështirat pastaj kam rregulluar kasollen e baklëtive dhe jetoj aty tashmë,” shprehet i moshuari.
E ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm, në Larushk të Fushë –Krujës ka ende familje që nuk janë larguar nga çadrat. Janë tre familje të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira. “Gruan e kam të sënmurë por lekët që kam smë dalin paratë për të ngrën bukë dhe jo më për të blerë ilaçe”, tha një nga banorët.