Fshatrat Grudë e Guci e Re në Shkodër po thahen për ujë

Ky autobot i ndërmarrjes së ujësjellës – kanalizime Shkodër, u than etjen banorëve të fshatrave Grudë dhe Guci e Re.

Një herë në javë ai i furnizon me ujë, zonat me 4000 banorë ku në çezma uji nuk rrjedh prej vitesh, ndërsa puset kanë thanë si pasojë e thatësirës së tejzgjatur

Të njëjtën procedurë autoboti kryen edhe në shkolla, atje ku mungesa e ujit po rrezikon përhapjen e sëmundjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fitim Buhajt, Drejtor shkolla “Haxhi Hajdari”: Kemi vazhduar mësimin me vështirësi për larjen e banjove. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjidhja e furnizimit me ujë nga bashkia është provizore, ndërsa pranojnë se prej vitesh nuk janë përballur me një thatësirë të tillë.

Gjelosh Doçaj, Drejtor shkolla “Tringe Smajli”: Është një vit i jashtëzakonshëm për mungesën e ujit. 

Inspektoriati i Higjenës përballë kësaj situate ka vendosur të mos pezullojë mësimin në shkolla, por vetëm i ka kërkuar Bashkisë Shkodër përmes një shkresë që të furnizojë me ujë cdo ditë institucionet ku mësojnë 520 nxënës.

Ora News - Fshatrat Grudë e Guci e Re në Shkodër po thahen për ujë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?