Fshehja e viktimave, përgjigjet Rama: Teorikisht e pamundur

Në konferencën online, kryeministri Rama i’u është përgjigjur pyetjeve në lidhje të gazetarëve lidhur me akuzat e PD-së për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19. Teksa e konsideroi poshtërsi, Rama nënvizoi edhe se kjo është teorikisht e pamundur, pasi nuk ka asnjë autoritet tjetër, përveç mjekëve në përcaktimin e diagnozës, për të cilën mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Më vjen keq që vazhdon kjo bisedë, është teorikisht e pamundur. Nuk ndodh, është shumë e qartë dhe e thjeshtë sepse nuk ka asnjë autoritet tjetër dhe asnjë forcë tjetër që të vendosë diagnozë ne pacientëve dhe të mbushë kartelën mjekësore të atyre që humbin jetën, veç mjekut dhe mjeku ka përgjegjësi ligjore për këtë. Të thuash një poshtërsi të tillë duhet të mendosh, ndër të tjera që mjekët janë jo vetëm të papërgjegjshëm, por edhe budallenj që të shkelin mbi vete dhe ligjin”,-tha Rama.

SHKARKO APP