Fshehu dënimin nga drejtësia greke, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës

SPAK ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin. Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një kopje të formularit të vetëdeklarimit të të kryebashkikut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Dyshimet janë se pavarësisht se KQZ nuk i ndaloi kandidimin, SPAK po e heton për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. E njëjta procedurë siç ndodhi me kryebashkiakun e Mallakastrës.

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai drejton bashkinë e Kuçovës dhe fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 Majit. Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami. Ajo që e penalizon Hajdarin në këtë rast është fakti se ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit. Edhe pse vetë Hajdari ka një shpjegim tjetër ligjor për rastin e tij.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?