Fshehu pasurinë, KLD pezullon gjyqtarin e Elbasanit

Këshilli i lartë i Drejtësisë pezullon nga detyra gjyqtarin e Elbasanit Qani Hasa, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të KLD-së, pas kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Gjyqtari Hasa ishte pezulluar nga detyra me vendim gjykate.

Më 8 maj, Gjykata e Tiranës urdhëroi pezullimin nga detyra të gjyqtarit deri në përfundim të hetimeve.

Kërkesa erdhi nga prokuroria pasi ILDKP-së në nëntor të 2014 pas kontrollit të plotë i deklaratave të pasurisë të gjyqtarit Qani Hasa dhe prokurorit Petref Asllani ka rezultuar se në bashkëpunim me njeri – tjetrin kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave.

Po ashtu, te dy zyrtaret kane fshehje dhe deklarim te rreme te pasurive ne deklaratat e tyre.

Gjyqtari Qani Hasa, pas proces-verbalit të pyetjes në ILDKPKI i ka ofruar para Inspektorëve të çështjes me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara gjatë kontrollit të plotë.

SHKARKO APP