FSHZH prezanton 2 skema të reja ujësjellësish – Nga investimi do të përfitojnë 17 mijë banorë

Rreth 17 mijë banorë të fshatrave Xhafzotaj, Arapaj dhe Shkëmbi i Kavajës së shpejti do të përfitojnë nga ndërtimi i 2 skemave të ujësjellësve. Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në terren planifikohet të fillojnë në shkurt të vitit 2019 dhe do të zgjasin deri në 12 muaj.

Investimi aktualisht është në fazën përgatitore dhe po ndërmerret në kuadër të Programit ‘Ujësjellësit Ruralë III.’

FSHZH ka zhvilluar një takim  me përfaqësues të qeverisjes vendore, Ndërmarrjes së Ujësjellës- Kanalizimeve Durrës dhe banorë të zonës, të cilët u njohën me draft-projektin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Investimi i cili do të financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e bashkëpunimit gjerman, KfW, kap vlerën e rreth 2.5 milionë eurove.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas përfundimit të zbatimit të projektit, skemat e ujësjellësve do të mirëmbahen dhe menaxhohen nga Ndërmarrja e Ujësjellësit Durrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?