Ftesa e Boçit për bashkim, PD zyrtare: E pasinqertë

Demokratët e Bashës nuk kanë parë sinqeritet në ftesën për bashkim të Luçiano Boçit të Berishës. Në një replikë për nënkryetarin e njërës palë nga Kreshnik Çollaku, nënkryetar i palës tjetër ftesa nuk duket e mirëpritur edhe pse pranon se lufta 2-vjeçare duhet lënë pas krahëve.

”E para duhet të ndalet kjo mania groteske e vetëautorizuar për të lëshuar certifikata se kush është opozitë. Dëgjova Luçianon dje në një ftesë, por 10 orë më parë një anëtar i Kryesisë së LSI shpalli Bashën armik e tradhtar dhe Luçiano e duartrokiste. Pra, i bie që të mos jesh serioz ose të tallesh me veten. Si fillim, këta duhet të qartësojnë gjendjen e vet, pozicionin e vet dhe raportet me njëri-tjetrin”,-tha Çollaku.

Për të bashkimi nis nga puna me demokratët e thjeshtë në bazë. “Demokratët e thjeshtë, njerëzit tanë, të cilët janë përçarë. Synimi ynë kryesor është bashkimi i bazës së demokratëve. E para, të bashkohet vota e të gjithë demokratëve. E dyta, që marrëdhënia e PD me SHBA të jetë një marrëdhënie e pacenuar dhe strategjike. E treta, që opozita dhe PD duhet të ballafaqohen në çdo moment elektoral me një platformë të besueshme për qytetarët”. Sipas Çollakut, aksioni i Rithemelimit me deputetët e drejtuar nga kreu i grupit parlanentar, Gazment Bardhi po nxjerr të humbur opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?