Ftesa e Ramës për Bashën/Haxhiu: S’pashë zgjatje dorë, Bushati: S’ka gjë reale

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me Lulzim Bashën, për analistin Baton Haxhiu nuk ishte zgjatje dorë për bashkëqeverisje, por sipas tij do të ishte gabim refuzimi i bashkëqeverisjes nëse Basha pranon ose nëse PD-ja do të ishte e gatshme. Haxhiu deklaroi në studion e “Shock’’në Euronews, se Rama i’a shtriu dorën e bashkëpunimit Ramës, por nuk la shenja të sakta për bashkëqeverisje.

‘’Rama e lë bashkëpunimin në disa pika të cilat janë delikate për Shqipërinë. Në disa intervista e ka përmendur çështjen e pronës, reformës në drejtësi, hapjen e deres për negociata ose takimin e parë të negociatave, zgjedhjet lokalet të cilat janë peng për demokracinë shqiptare. Nëse do ketë bashkëqeverisje, këto pika janë të domosdoshme”, u shpreh Baton Haxhiu.

Andi Bushati thotë se kjo ftesë e Ramës ishte më shumë një shantazh, një cinizëm ose tallje, sesa një ftesë e vërtetë. Bushati theksoi se po përpunohet teza për një koalicion Rama-Basha, por është një propagandë që ia hedhin Bashës si karrem, mirëpo për të s’ka gjë reale. ”Në fakt po përpunohet se do ketë një koalicion Rama-Basha me qëllimin e mbrashtë dhe meskin, për ti lënë demokratëve mundësinë që ju nuk do ngeleni mbrapa në qeverisje. Rama i frikësohet radikalizimit të njerëzve të vjedhur dhe që të ulë këtë valë, iu thotë ‘në shtator ju mund të hyni në qeverinë time”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?