Ftesë nga SHBA-ja? Gazetari: Alibeaj po tregohet i pabesë si Basha
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se ai dhe një grup deputetësh, kanë marrë ftesë për të vizituar Washingtonin. Por gazetari Robert Papa, i konsideroi këto ftesa imagjinare, duke e cilësuar Alibejn të pabesë si Basha.
“Nëse do ishte ftesë zyrtare do ta nxirrte. Deputetët mund të kenë edhe green card, pasaporta diplomatike. DASH, sektori që mbulon Shqipërinë, vitet e fundit ka dështuar me politikat e tij. Ka kërkuar që Berisha të mos jetë kryetar i PD, ka dështuar.
Abuzimi me ftesa. Na trego ftesën. Grupi parlamentar janë nga listat e Bashës dhe s’kanë shans të rizgjidhen deputet. Ata s’janë të votuar.
Alibeaj po tregohet i pabesë si Basha, nën presione, joshje, ka një lloj narcizmi edhe te ai. Ai është i pavotuar si Basha. Grupimi i madh, duam apo s’duam ringjalli shpirtin e PD-së. Berisha doli sfidues, largoi Bashën, sfidoi Kim-in”,-tha në “MCN”.