”Ftoj SPAK të hetojë investimin e parave private”, Malltezi- Ballës: Modeli i tualetit, të përlash tendera dhe t’i ndash fitimet me trafikantë droge

Jamarbër Malltezi ose i njohur ndryshe si dhëndri i ish- kryeministrit Sali Berisha i është përgjigjur sot Taulant Ballës pasi ky i fundit në një status shkruante se Malltezi ndërtoi pallat 20 milion euro në një tokë publike të falur nga shteti.
Malltezi ironizon me Ballën teksa thotë se SPAK të vijë të hetojë investimin e parave private në tokë private, pasi tenderat nuk ndodh asgjë.

Ai më tej thotë se modeli i tualetit që nuk po heton SPAK është të përlash tendera dhe të ndash fitimet dhe udhëtimet charter me trafikant droge. Këto akuza Malltezi i ka për Ballën i cili është akuzuar nga opozita si mik i Taulant Ballës dhe ka fituar rreth 15 milion euro ndër vite nga tenderat e dhëna për kompanitë e tij, një prej të cilave tenderi 10 milion euro tek ruga e re Tiranë-Elbasan.

Balla sot në një status në rrjetet sociale se Malltezi, bashkëshorti i vajzës së Sali Berishës ishte aksioner i 35% të kompleksit të pallateve të ndërtuara mbi kompleksin Partizani i cili privatizua nga kryeministri i asaj kohe Berisha.

Më tej ai shkruante se kjo pronë shtetërore u privatizua duke iu dhënë disa përfaqësuesve të afër Jamarbër Malltezit, dhe 6 muaj pas fillimit të ndërtimeve në 18 gusht 2013 Malltezi u fut si aksioner. Në QKB ai është regjistruar në dhjetor 2018 me kontribut 35 mijë lekë por sipas Ballës i ka blerë këto aksione në 23 janar të vitit 2014. Sekretari i Përgjithshëm i PS e konsideron këtë si një aferë të rëndë korruptive.

STATUSI I JAMARBËR MALLTEZIT

Ftoj spak te hetoje investimin e parave private ne toke private se me hetimin e 15 milion euro para publike per tualetin aha…

Modeli i tualetit nuk eshte te investosh para private ne pronen tende, por te perlash tendera dhe te ndash fitimet dhe udhetime charter me trafikante droge, ndaj i duken demode te tjerat.

SHKARKO APP