Fuçitë me lëndë kancerogjene, hetimet: Tragetit nuk iu bë servis

Paçka dëshmive se në tragetin që vinte nga Brindisi nuk kishte asnjë mbetje të rrezikshme për shëndetin dhe se ata kishin përdorur materiale për rikonstruksionin e tragetit, prokuroria nga verifikimet e kryera, mësohet të ketë dalë në rezultatin që nuk është bërë asnjë remont apo servis në traget.

Dyshimet e hetuesve janë që mbetjet të jenë të një trageti tjetër të kompanisë që i kanë sjellë në Shqipëri. Por ka edhe dyshime të forta se e gjitha mund të jetë pjesë e një grupi kriminal që ka bërë vazhdimisht rrugë të tilla, duke marrë lëndë të rrezikshme nga Italia, për t’i depozituar në vendin tonë.

Mbetjet dhe materialet që ishin në traget, veçanërisht lënda në mbi 10 fuçi që të arrestuarit thonë se është vaj për motorët e tragetit, nuk kanë asnjë dokumentacion shoqërues nga autoritetet italiane. Fuçitë mbajnë mbishkrimin “Eni” të një kompanie nafte dhe gazi me bazë në Romë por gjithçka sipas hetuesve, dyshohet të ketë ardhur e kamufluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?