Fuçitë me mbetje toksike kancerogjene në portin e Vlorës/ Prefekti: S’kemi informacione

Të tjera pamje janë publikuar të mbetjeve të rrezikshme që ishin kamufluar nga personat e arrestuar në disa fuçi të mëdha të zeza veshur me logon e verdhë “Eni” dhe që u tentuan të futeshin në Vlorë pas transportimit me traget nga Italia. Mëngjesin e sotëm në portin e Vlorës shkuan për inspektim prefekti Flamur Mamaj, drejtori i doganës, i portit dhe i policisë. Prefekti u shpreh se çështja është në duart e prokurorisë dhe se nuk ka informacion mbi lëndën që është futur.

“Unë thjeshtë kam ardhur për të bërë një inspektim dhe verifikim të kushteve të sigurisë të marra nga drejtoria e qarkut dhe kufirit. Përtej asaj që kam parë, çështja është në duart e prokurorisë dhe priten përfundimi i hetimeve për të gjitha problematikat dhe mbi fatin e të arrestuarve për këtë çështje. Deri tani nuk kam asnjë lloj informacioni mbi lëndën, është çështje hetimi, me të përfunduar duhet të ketë edhe një raport që do të konstatojë të gjitha mbetjet se çfarë janë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Shqipëri. Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të arrestuarit janë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtim Xhaferllari., 65 vjeç, zv. Kapiten i tragetit, banues në Vlorë

Arbër Çuni, 28 vjeç, shofer i furgonit, banues në Vlorë

Agron Grata 48 vjeç, drejtor operativ i agjencisë EuroFerra, banues në Vlorë

Festim Tafa., 71 vjeç, kapiten i tragetit, banues në Vlorë

Elisabeta Cuna., 55 vjeçe, administratore e kompanisë së pastrimit Delfin 1, banuese në Vlorë

Zamir Kornuzi., 45 vjeç, pronar i kompanisë së grumbullimit “Kornuzi”, banues në Vlorë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?