Fuga: Akademia e Shkencave kërkon armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm

Akademiku Artan Fuga, shkruan përmes një postimi në facebook, se Akademia e Shkencave kërkon armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm. Sipas tij, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është treguar i butë me kthimin e ligjit. ”E sfidoj përpara një komisioni hetimor parlamentar, ose përpara kontrollit të lartë të shtetit, ose përballë kujtdo tjetër instance ligjore dhe nëse në akademinë e shkencave nuk do të zbulohen gjëra tronditëse, unë largohem menjëherë nga ajo akademi shkencash duke dhënë dorëheqjen”.

Postimi i plotë

Kthimi i ligjit për akademinë e shkencave nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka prekur vetëm një pjesë shumë të vogël të infeksionit. Presidenti është treguar shumë i butë madje!

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë e sfidoj moskryesinë e akademisë së shkencave për:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Të bërë Vetting-un e punës shkencore të akademikëve.
2. Për të analizuar rezultatet e punës shkencore dhe botimet e vetë akademisë së shkencave.
3. Për shkeljet ligjore në funksionimin brenda akademisë së shkencave.
4. Për mosrespektimin e Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi në hartimin e ligjit për këtë akademi që Presidenti refuzoi ta firmosi.

E sfidoj përpara një komisioni hetimor parlamentar, ose përpara kontrollit të lartë të shtetit, ose përballë kujtdo tjetër instance ligjore dhe nëse në akademinë e shkencave nuk do të zbulohen gjëra tronditëse, unë largohem menjëherë nga ajo akademi shkencash duke dhënë dorëheqjen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?