Fuga-Kumbaros: Kultura në kolaps, institucionet në krizë të plotë

Profesor Artan Fuga ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Ministrisë së Kulturës, Mirela Kumbaro, për situatën e rënduar që ekziston në këtë fushë.

Në një reagim ku njofton mbështetje për godinën e Teatrit Kombëtar, Fuga thekson se e gjithë kultura kombëtare është në kolaps me institucione në krizë të plotë.

Ai flet për politizim, keqmenaxhim dhe përdhosje të kulturës, si dhe kërkon zhvillimin e një forumi kombëtar për këtë çështje.

“Teatri është një çështje që tejkalon çështjen e ndërtesës. E gjithë kultura kombëtare është në kolaps me institucione në krizë të plotë. E politizuar, e keqmenaxhuar, e përdhosur. Forum kombëtar për këtë çështje”, shprehet Fuga.

SHKARKO APP