Fuga: Kur një forcë politike zotëron gjithë pushtetin, nuk mendon me për të mirën publike
I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, profesori Artan Fuga tha se fati i politikës shqiptare do të jetë i ngjashëm për derisa një forcë politike vjen në pushtet duke e zotëruar totalisht atë.
Artan Fuga: Kjo është pasqyra e Shqipërisë që gjithmonë vuan. Unë mendoj se ky është fati i politikës shqiptare, kur vjen një forcë politike në pushtet dhe nuk e zotëron atë si pronë të veten dhe nëse vazhdon kështu, duke e zotëruar pushtetin, ajo nuk mendon me për të mirën publike, por fillon me veprime të tilla, të cilat ose janë influenca të lotimeve me interesa të lidhura me ta, ose kanë të bëjnë me ruajtjen e pushteti per të mos dalë më para elektoratit.
Po ashtu, profesori Artan Fuga u shpreh se problemi është që në vendin tonë ka një monopolizim të jetës politike për shkak të Kodit Zgjedhor.
Artan Fuga: Është rrafshuar deputeti. Ka deputetë që të jetë me status individual? Një deputet që nuk voton vijën e partisë përjashtohet automatikisht.
Problemi është që në vendin tonë ka një monopolizim të jetës politike për shkak të Kodit Zgjedhor. Dhe kjo nuk ka asnjë vend për t’u diskutuar sepse elektorati nuk arrin që të votojë dot deputetin e vet. Ka sistemi ku votohen partitë, por deputeti ka disa të drejta, me parlament me dy dhoma, ka të drejta presidenti dhe ka gjykata.