Fuga thirrje intelektualëve: Ligji i ri për Akdademinë po dëmton statusin tonë

Akademiku Artan Fuga fton të gjithë profesorët, doktorët, pedagogët e universiteteve publike dhe private të marrin pjesë në paraqitjen shkencore që tregon se si e dëmton lirinë universitare, statusin socioprofesional të tyre, por jo vetëm ligji i ri për akademinë e shkencave.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fuga u bën thirrje që brenda kuadrit të ligjeve dhe moralit intelektual të jenë aktivë, në mos për të tjerët për veten e tyre.

Postimi i plotë i Fugës: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ftesë dhe thirrje!

Swiss Digital Mobile Reklama

Profesorë, doktorë, pedagogë të universiteteve private dhe publike, kudo që jeni!

Brenda ditëve të ardhshme, sikurse kam njoftuar, do të organizoj një paraqitje shkencore dhe analitike se ku dëmton liritë universitare, autonominë e universiteteve dhe statusin tonë socioprofesional Ligji i ri për akademinë e shkencave, i përpiluar pa kontributin e asnjë eksperti të pavarur, nga militantë ose nga uzurpatorë me konflikt interesi të tejskajshëm!

Mjaft kolegë më kanë konfirmuar pjesëmarrjen!

Mjafton të më drejtoheni në mesenger ose në inbox të faqes sime FaceBook, për t’ju komunikuar detajet!

Nuk është me detyrim!

Mos vihet askush në siklet!

Unë mirëkuptoj edhe ata që do të jenë të pranishëm me të cilët do të ndajmë pikëpamjet tona, edhe pesimistët që nuk vijnë sepse nuk besojnë më asgjë, edhe kundërshtarët e idesë, edhe ata që nuk duan të dëgjojnë më përtej leksioneve që bëjnë. Te gjithë!

Thirrja ime është :

Hajdeni! Ne duhet që brenda kuadrit të ligjeve dhe moralit intelektual të jemi aktivë, në mos për të tjerët për veten tonë!

Miqësisht,

 Artan Fuga

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?