Fullani për herë të parë në publik pas lirimit nga gjykata

Një pjesë të mirë të kohës në Pallatin e Kongreseve ai e kaloi me drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu i cili ka botuar librin “Ahmet Zogu- Presidenti që u bë Mbret”. I shoqëruar nga djali i tij, Fullani ka blerë librin e Fevziut dhe ka qëndruar disa minuta me të.

Pak javë më parë Fullani u dënua nga Gjykata e Tiranës me masën e arrest shtëpie deri në përfundim të hetimit për skandalin në Bankën e Shqipërisë ku rezulton se kanë humbur 7.1 milion USD. Por Gjykata e Apelit vendosi heqjen e masës arrest shtëpie, çka i ka dhënë mundësi ish guvernatorit të vizitojë edhe panairin e librit në Pallatin e Kongreseve.

SHKARKO APP