Fund babëzisë për fitime! – Çuçi: Ndryshimet penale, rikthejnë sigurinë tek konsumatorët

Ndryshimet në Kodin Penal, që dënojnë me burg çdo operator ushqimor i cili mashtron apo abuzon me cilësinë e produkteve që hedh në treg, synojnë t’i japin fund kësaj situate. Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka prezantuar për agrobizneset paketën e re ligjore, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerancë.

“Me te miratuar ndryshimet, në çdo hallke ne kemi mundësi ta kapim abuzuesin, asnjë operator i biznesit ushqimor nuk do tentoje te mashtroje duke u nisur nga babëzia per fitim”. Sipas tij, qëllimi final, është rikthimi i besimit tek konsumatorët, se çdo produkt që konsumojnë është i sigurtë.

“Jane shume beteja per te fituar derisa te garantojnë konsumatoret se produktet qe konsumojnë janë 100 per qind te sigurta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë bizneset agro ushqimore kërkuan nga qeveria që të jetë e kujdesshme dhe të ndajë gabimin nga veprimi i qëllimshëm, si dhe u shprehën se ndjehen nën presion nga kjo paketë ndryshimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?