Fund përmbytjeve, rehabilitohet kanali në Synej

I mbuluar nga ferrat e dendura dhe mbeturinat kanali kullues në Synej të Kavajës tashmë po rehabilitohet. Punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve të bashkisë së Kavajës dhe të Bordit të Kullimit kanë pastruar kanalin me gjatësi 1370 m, ku bimët e egra dhe papastërtitë nuk lejonin as të shikohej jo më të ishte funksional.

Kryetari bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, shprehet se: ”Po përmbyllim me sukses fushatën e pastrimit dhe rehabilitimit të kanaleve të shumtë kullues/vaditës që deri dje kanë qenë shkak përmbytjesh për plot zona të qytetit. Çdo ditë jemi në përmbushje të zotimit tonë. Puna do të jetë e vetmja përgjigje”.

Drejtoria e Shërbimeve të bashkisë Kavajë bashkë me Bordin e Kullimit po ndërhyjnë çdo ditë në zonat e evidentuara si problematike me një ekip të posaçëm për pastrimin e kanaleve të kullimit. Ditët e fundit ato po punojnë edhe për rehabilitimin e kanaleve kulluese në Seferaj dhe Vorrozen. Pastrimi i këtyre kanaleve ndihmon banorët, pasi uji i shirave nuk përmbyt tokat bujqësore dhe zonat përreth banesave të tyre. Pastrimi i kanaleve kulluese i shërben gjithashtu edhe hidrovorit, për të tërhequr më mirë ujërat e tepërta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?