Fund qeseve plastike, Qeveria: Pas 2 muajve gjoba bizneseve

Këtë të mërkurë, Qeveria miratoi vendimin për ndalimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike, por që do të hyjë në fuqi pas 2 muajsh për t’i dhënë kohë biznesit për të marrë masa.

Pas këtij afati, vendimi parashikon gjobitjen e çdo biznesi që tregton me qese plastike nën 35 mikron me një vlerë nga 1 milion deri në 1.5 milionë lekë të rinj.

Këto masa janë si për prodhuesit importuesit e mëdhenj, ashtu edhe për tregtarët e vegjël, në: supermarkete, dyqane dhe marketet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi vjen si pasojë e situatës së rënduar në mjedis për shkak të konsumimit të qeseve plastike, që dëmtojnë peizazhin, ekosistemin dhe shëndetin e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?