“Fund rrethit vicioz të tranzicionit dhe…”, mesazhi i Bushatit

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i zhveshur tashmë nga cdo post në PS me vendim të kryesocialistit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ka sot një mesazh për ndjekësit e tij në rrjetet sociale të cilëve i drejtohet me vargjet e këngetarit Vlashent Sata.

Këngëtari, pak ditë më parë, publikoi këngën e tij të re, “Me jetu” përmes së cilës Bushati shkruan “ Një mëndje artistike që na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij! Vlashent Sata ? Suksese me ‘Za Fest’ këtë vit!” – shkruan Bushati në facebook.

Vargjet e këngës:
Ooooooo
Sa kena prit na me pa vendin tonë tuj lulzu’
mos me kenë e vetmja zgjidhje me u largu’.
Kur mendon shumë para nesh
dhanë gjithë jetën për këtë vend
tuj e prit, një ditë, të bardhe, me e mbërrit

Me jetu po du n’vendin tim me gzu’
e jo me pakt me djallin me mbijetu’ s’asht
Me jetu po du n’vendin tim me gzu’
e jo me pakt me djallin me mbijetu’
s’asht,
Me jetu!

Oooooo
Ça kena prit na
tash asht kuptu’ tan marifeti
nuk ka lind asnji burrë shteti

që mendon ma shumë për na
se mendon ai për vedi

Ça jena tuj prit ma
boll jena robru na
sot ka ardhë dita me u çu për vedi
e jo për një tjetër burrë shteti

Ça jena tuj prit ma
boll jena robru na
ma mirë se me prit se na e ban tjetri
ma mirë e bajmë na për vedi

Me jetu po du n’vendin tim me gzu’
e jo me pakt me djallin me mbijetu’ s’asht
Me jetu po du n’vendin tim me gzu’
e jo me pakt me djallin me mbijetu’
s’asht,
Me jetu!

Me jetu me ty
n’vendin tonë na të dy
me i dhane dorën njeni tjetrit
se neser lind një diell i ri

Me Jetu!

SHKARKO APP