Fundjava dhe Kurban Bajrami, mijëra kosovarë drejt Shqipërisë

Festa e Kurban Bajramit ka sjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Morinit në fillim të kësaj fundjave. Mijëra qytetarë të Kosovës, iu drejtuan bregdetit shqiptar për të pushuar dhe për të festuar Kurbanin Bajramin. Në mesin e tyre kishte edhe shumë emigrantë që po ktheheshin në vendet e punës pas pushimeve në vendlindje. Vetëm nga ora 05:00 e së shtunës raportohen të kenë hyrë në vend 2463 mjete me 12486 shtetas, shifra këto që pritet të rriten në orët në vijim. Përballë këtij fluksi policia kufitare e Morinit ka ngritur traun e doganës duke operuar me procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë fluks të lartë pati edhe në hyrje për në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?