Fundjava e fundit me kontrolle në Morinë, nga 1 nëntori rikthehet procedura me kalim të përshpejtuar

Kjo e shtunë në pikën kufitare të Morinit është shoqëruar me numër të lartë automjetesh dhe udhëtarësh. Edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm, qytetarët e Kosovës janë të shumtë në numër që shkojnë drejt Shqipërisë.

Për sa i përket kalimeve me kontrolle në këtë pikë, nga 1 nëntori rikthehet procedura me kalim të përshpejtuar deri më 28 shkurt për të gjithë automjetet me targa të Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Edhe kalimtarët e presin dhe e vlerësojnë si marrëveshje që lehtëson udhëtimin pa krijimin e radhëve të gjata në sportele

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë 24- orëve të fundit në këtë pikë kuftare kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria mbi 11 mijë udhëtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?