Fundjava e paqëndrueshme, shi në të gjithë vendin
E shtuna do të jetë me kthjellime të shkurtra dhe vranësira, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë fuqizim të shiut në veri dhe gradualisht dhe në jug e qendër të vendit.
Era do të jetë problematike në bregdet dhe në jug të vendit, sipas Meteoalb-it.
Ndërsa e diela vijon kryesisht e vranët me shira të dobët në Jug por shira deri mesatarë në veri-qendër. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë së shtunës duke u ngjitur deri 24-25°C por e diela sjell rënie me 3-4°C duke luhatur ekstremumet termike nga 2-20°C.
KOHA JONË SONDAZH

