Fundjava në det, radhë të gjata në hyrje në Qafë-Thanë
Këtë të enjte janë krijuar radhë të gjata automjetesh në hyrje në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Drejtuesit e mjeteve po presin për minuta të tëra për të kaluar në anën tjetër të kufirit edhe në kushtet kur po punohet me 5 sportele në hyrje dhe shpesh herë kontrolli i përbashkët bëhet me procedurë të përshpejtuar. Gjithë ky fluks ka ardhur për shkak se shumë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm kërkojnë të kalojnë ditët e fundjavës në Shqipëri.