Fundjava në Tiranë, shumë qytetarë zgjedhin Liqenin Artificial
Tirana njihet si një nga qytetet me ndotjen më të lartë dhe arsyeja pse kanë zgjedhur liqenin është se ai mbetet një nga vëndet e pakta që ofron ajër të pastër.
Qytetarët mendojnë se aktivitetet kulturore janë lënë në harrese, ndaj dhe i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të shfrytëzojnë Amfiteatrin tek Liqeni si një formë argëtimi.
Palestra, e cila është falas për të gjithë qytetarët është i vetmi vend që shihet si formë argëtimi i vënë në dispozicion të tyre.
Por edhe ky muzikant ofron një atmosferë tërheqëse për qytetarët, si e vetjma mënyrë për të treguar se duhet bërë më shumë.
Ora News bëri një vëzhgim tek Amfiteatri në Liqenin Artificial dhe pamjet tregojnë se ai është lënë në harresë.
Aktivitetet kulturore nuk duhen organizuar vetëm brenda institucioneve, por edhe jashtë tij në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të jenë pjesëmarrës.